Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Kjo pajisje është parashikuar për përdorim me baterinë BL-5CA.
Heqja pa rrezik. Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të
hiqni baterinë.
1 Tërhiqeni kapakun e prapëm nga poshtë (1) dhe hiqeni atë.
2 Ngrijeni baterinë dhe hiqeni atë (2).
3 Ngrijeni me kujdes mbajtësen e kartës SIM, duke përdorur gropën e gishtit të
pajisjes (3). Vendosni kartën SIM (4). Sigurohuni që sipërfaqja e kontaktit është
kthyer poshtë dhe cepi i prerë pjerrët i kartës SIM është në anën e sipërme djathtas.
Mbylleni mbajtësen e kartës SIM, dhe shtypeni për ta futur në vend (5).
4 Vendosni përsëri në vend baterinë dhe mbulesën e pasme (6, 7).